Aktualitet

VIDEO/ Shembet rruga në Picrragë të Krujës, bëhet e rrezikshme për mjetet

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Aulon Kalaja, rruga në Picrragë të Krujës është dëmtuar dhe është bërë e pa kalueshme.

25 Shkurt 2026, 13:21 Nga I.A
VIDEO/ Shembet rruga në Picrragë të Krujës, bëhet e
Rruga

KRUJË- Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme në Krujë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Aulon Kalaja, rruga në Picrragë të Krujës është dëmtuar dhe është bërë e pa kalueshme.

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, denoncon se rruga në Picrragë ndodhet vetëm 3 kilometra nga qyteti i Krujës dhe përbën rrezik serioz për familjet që banojnë aty. Sipas tij, rruga është ndërtuar vetëm tre vite më parë, ndërsa aktualisht paraqet dëmtime të rënda dhe rrëshqitje të konsiderueshme të dheut.

“Kjo është rruga e shembur e Picrragës, vetëm 3 km nga Kruja. Këtu jam te rruga e ndërtuar para 3 vitesh. Doja të denoncoja rrëshqitjet që kanë ndodhur në këtë rrugë, si dhe rrezikun që ka kjo shtëpi dhe këta banorë që kalojnë këtu nga rrëshqitja e dheut. Autoritetet duhet të marrin masa,” shprehet Kalaja./Dosja.al

aulon kalaja

Sondazh

Poll