Aktualitet

Bastiset qelia e Alket Rizait dhe të tjerëve në burgun e Domokos, gjenden thika, celular dhe...

Operacionet do të vazhdojnë në kuadër të parandalimit të importit të armëve, drogës dhe çdo veprimtarie tjetër të paligjshme.

25 Shkurt 2026, 13:26 Nga E.d
Bastiset qelia e Alket Rizait dhe të tjerëve në burgun e Domokos,
Foto ilustruse

GREQI- Një operacion i fuqishëm është kryer nga policia greke në burgun e Domokos, ku vuajnë dënimin shqiptarët Alket Rizaji dhe krimineli me nofkën "Sandri". Ky i fundit, organizator kryesor i transportit të 1,2 ton kokainë në Astakos të Aitoloakarnania nga Karaibet, në janar të vitit 2020.

Gjatë bastisjes policia gjeti dhe sekuestroi celularë, karikues dhe thika. Mediat greke shkruajnë se edhe më herët, policia kishte kryer kontrolle në të njëjtat burgje, konkretisht në 17 qeli. Operacionet do të vazhdojnë në kuadër të parandalimit të importit të armëve, drogës dhe çdo veprimtarie tjetër të paligjshme. Njëkohësisht vijojnë hetimet për rastin e vrasjes së të dënuarit, i cili u ekzekutua me armë në zonën e ish-Kryeburgut.

Deri më tani, është arrestuar një i dënuari me burgim të përjetshëm, i cili dyshohet se ka qëlluar dhe shefi i policisë. Po në atë zonë ka qenë edhe Rizai, pavarsisht se ai e ka mohuar praninë e tij. Megjithatë, burime kompetente thonë se deklaratat e Rizajit dhe të dëshmitarëve nuk përputhen./Dosja.al

domokos alket rizaj

Sondazh

Poll