Aktualitet

EMRI+FOTO/ U kap me 1 mln euro të dyshuara nga aktivitete kriminale, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

Më parë 28-vjeçari ishte marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë në këto vende.

25 Shkurt 2026, 13:12 Nga E.d
EMRI+FOTO/ U kap me 1 mln euro të dyshuara nga aktivitete kriminale,
Aurel Kaziu

TIRANË- Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Ai u arrestua një ditë më parë në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, pasi u kap me 1 mln euro, të dyshuara nga aktivitete kriminale.

Pas përfundimit të turnit të natës, ai ishte nisur drejt Kosovës. Kaziu ishte prej 3 vitesh ishte pjesë e policisë. Më parë 28-vjeçari ishte marrë me transport të mallrave nga Shqipëri në vende të Evropës dhe Britani të Madhe, dhe anasjelltas, te emigrantët shqiptarë në këto vende.

Sasia e parave dyshohet se i përkiste dikut tjetër dhe vinte nga aktivitetete kriminale. Ndërsa, Kaziu e 2 personat e tjerë po i sillnin në mënyrë të paligjshme. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

aurel kaziu kosovë 1 mln euro

Sondazh

Poll