Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti

Ziçishti ishte një figurë e dashur për publikun shqiptar, që e njohu artistin përgjatë dekadave që ai iu përkushtua skenës dhe kinemasë, teksa interpretoi me mjeshtëri në mbi 16 role në filmat artistikë.

25 Shkurt 2026, 10:40 Nga I.A

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur korçar Zhani Ziçishti

KORÇË- Aktori i mirënjohur Zhani Ziçishti është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare. Ziçishti ishte një figurë e dashur për publikun shqiptar, që e njohu artistin përgjatë dekadave që ai iu përkushtua skenës dhe kinemasë, teksa interpretoi me mjeshtëri në mbi 16 role në filmat artistikë.

Roli i parë i aktorit në kinematografi ishte ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në film, teatër dhe kulturën shqiptare, e veçanërisht për publikun e Korçës, për të cilët u ngjit me mijëra herë në skenë në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’. Homazhet do të zhvillohen në hollin e Teatrit më 26 Shkurt, nga ora 09:30-10:30./Dosja.al

zhani ziçishti

Sondazh

Poll