Aktualitet

Shembja tek “Arrat e Gurrës” paralizoi qarkullimin, pas katër ditësh gjendet zgjidhja për kamionistët

Bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve.

25 Shkurt 2026, 11:05 Nga E.d
Shembja tek “Arrat e Gurrës” paralizoi qarkullimin, pas
Foto ilustruse

QAFË THANË- Problemi i kamionistëve të cilët prej katër ditësh qëndronin të bllokuar pas shembjes së rrugës te ‘Arrat e Gurrës’, është zgjidhur. Bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve.

Ata do të pajisen me një dokument identifikimi, ku dhe do tu mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës. Më pas, ata do të marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.

Për shkak të shembjes së  së rrugës në Dragostunjë, dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë prej katër ditësh. Në lidhje me këtë situatë, ata kishin u kishin bërë thirrje autoriteteve për ndihmë. Kjo për shkak se ndodheshin në situatë të vështirë dhe rrezikonin humbje të mëdha ekonomike./Dosja.al

kamionistë ‘arrat e gurrës’ problematika

Sondazh

Poll