Aktualitet

“Kujtoi se kishte vrarë nënën”/ Flet babai i të riut shqiptar që u mbyt në det në Itali

Sipas familjarëve, mbrëmjen e së premtes ata kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos.

24 Shkurt 2026, 19:11 Nga E.d
“Kujtoi se kishte vrarë nënën”/ Flet babai i të
Foto ilustruse

ITALI- Babai i 20-vjeçarit, Rikardo Mërkuri i cili u mbyt në det mbrëmjen e 22 shkurtit ka dhënë një deklaratë për mediat italiane. Ai ka thënë se bashkëshortja e tij e donte çmendurisht të birin dhe edhe nëse gabonte gjithmonë e mbronte. 

Ai ka thënë se djali i tij i dha fund jetës në ujërat e akullta të portit të Civitanovës të premten e kaluar, pasi besonte se e kishte vrarë nënën.

“Ka menduar se nëna kishte vdekur dhe e bëri atë gjest. Ishte i vendosur”, ka deklaruar ai për mediat italiane.

Sipas familjarëve, mbrëmjen e së premtes ata kishin darkuar së bashku për të festuar ditëlindjen e Rikardos. Por pak minuta më pas, babai ishte larguar nga shtëpia. Gjatë asaj kohe mes nënës dhe djalit kishte shpërthyer një debat i ashpër.

Sherri kishte përfunduar me dhunë fizike, ku i ndjeri kishte goditur të ëmën. Babai i tij, e kishte gjetur bashkëshorten të shtrirë dhe pa ndjenja në banjë. Gjithashtu ai kishte vërejtur disa dëmtime të rënda në fytyrë.

“E ëma e donte marrëzisht. Edhe kur kishte gabim, ajo gjithmonë e mbronte”, ka rrëfyer babai i tronditur.

Mediat italiane shkruajnë se Albana Kastriot, me origjinë shqiptare dhe prej vitesh residente në Pollenza, fillimisht u dërgua në spitalin e Maceratës. Por për shkak të dëmtimeve të rënda, ajo u transferua më pas në spitalin rajonal të Torrette, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të kirurgjisë maksilofaciale.

Sipas bashkëshortit, gjendja e saj është përmirësuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, trupi i 20-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit të Civitanovës që prej së dielës.

Familja shqiptare ishte prej shumë vitesh e vendosur në Pollenza dhe nihej nga komuniteti. Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin./Dosja.al

rikardo mërkuri itali policia

Sondazh

Poll