Aktualitet

"Shkak kryesor reshjet e shiut"/ Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, Shërbimi Gjeologjik: Do të kryejmë analizat e nevojshme dhe të japim rekomandimet tona

Gjatë një konference për median, Bylyku u shpreh se sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme.

24 Shkurt 2026, 18:14 Nga E.d
"Shkak kryesor reshjet e shiut"/ Shembja e rrugës
Foto ilustruse

TIRANË- Ardian Bylyku nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka deklariar se arsyeja kryesore e shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec është sasia e reshjeve të shumta të shiut. Gjatë një konference për median, Bylyku u shpreh se sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme.

Sipas tij, ky është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës. Byluku tha se Shërbimi Gjeologjik do të kryejë të gjithë ekspertimin dhe analizat e nevojshme, në mënyrë që  t'i sugjeroj autoriteteve zgjidhjet e duhura.

"Sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me 2 vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet me fenomenin e mbingopjes së strukturave, dhe ka dhënë maksimumin e mbingarkesës, duke rezultuar si faktori kryesor për cedimin e gjithë strukturës.

Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimeve të thelluara, të lidhura këto me interpretimet e rezultateve të rreth 500 metrave linearë shpime që do të vendosen nga ekspertët, si dhe serinë e analizave. Falë kësaj pune, matja e rezultateve do të bëhet nga ana jonë, dhe interpretimi i të gjithë rekomandimeve që shërbimi gjeologjik do të bëjë për këtë situatë", tha Bylyku./Dosja.al

librazhd-pogradec shërbimi gjeologjik konference

Sondazh

Poll