Aktualitet

Kreu i ARRSH: Kemi mobilizim total për zgjidhje sa më të shpejtë! Në zonën e bllokuar kemi erozion të vazhdueshëm

Lidhur me raportimet për marrjen e inerteve, Kozeli e përgënjeshtroi këtë version dhe theksoi se fenomeni nuk ka ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka konstatuar shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punimet.

24 Shkurt 2026, 18:29 Nga E. D
Kreu i ARRSH: Kemi mobilizim total për zgjidhje sa më të
Ami Kozeli

TIRANË- Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli ka deklaruar se ajo që ka ndikuar në shembjen në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas është erozioni i vazhdueshëm. Duke folur në konferencë për mediat, ai theksoi se ARRSH është mobilizuar për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të sigurt të situatës. 

Lidhur me raportimet për marrjen e inerteve, Kozeli e përgënjeshtroi këtë version dhe theksoi se fenomeni nuk ka ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka konstatuar shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punimet.

Kreu i ARRSH, Ami Kozeli: ARRSH ka një mobilizimi total për zgjidhje sa më të shpejtë dhe të sigurt  të këtij aksi, Ky aksi i ri është një gjatësi minimum 1.3 kilometra, nuk mund të them një afat konkret  kohor. Lidhur me pjesën  e marrjes së interneteve, unë vazhdoj ta përgënjeshtroj se fenomeni të këtë ndodhur për shkak të marrjes së inerteve pasi ka pasur një kontroll nga IKMT, i cili ka verifikuar dokumentacionin dhe nuk ka shkelje nga ana e kontraktorit të ngarkuar me punime. Në atë zonë, kemi një erozion të vazhdueshëm ndër vite, në 2015, distancat midis trupit lumor dhe shinave të trenit ishte 35 metër, në 2023 kishte shkuar në 17 metër./Dosja.al

ami kozeli arrsh

Sondazh

Poll