Aktualitet

"Do të shembim urën e dëmtuar"/ Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative

Sipas tij, ndikimi i reshjeve intensive dhe erozioni lumor ka çuar në një rrëshqitje masive aktive.

24 Shkurt 2026, 18:06 Nga E.d
"Do të shembim urën e dëmtuar"/ Dëmtimi dhe
Foto ilustruse

TIRANË– Drejtuesi i ARRSH, Ami Kozeli ka folur për dëmtimin dhe bllokimin e  aksit rrugor Librazhd-Pogradec. Gjatë një konference për mediat, Kozeli ka deklaruar se ura e dëmtuar do të shembet.

Sipas tij, ndikimi i reshjeve intensive dhe erozioni lumor ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Ai u shpreh se aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës.

"Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime: Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin.

Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale.  Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes.  Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës",- tha Kozeli./Dosja.al

ami kozeli arrsh librazhd–prrenjas

Sondazh

Poll