Aktualitet

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Të gjitha strukturat tona janë në terren!

Gjatë një konference për mbarëvajtjen e akseve rrugore dhe hekurudhave, Verdho theksoi se ka pasur problematika të shtuara, pasi rreshjet e shumta kanë ndikuar në rrëshqitjet e shumta.

24 Shkurt 2026, 18:10 Nga E.d
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare:
Ergys Verdho

TIRANË- Kreu i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho ka deklaruar se  të gjitha strukturat  janë në terren dhe po punohet për përmirësimin e situatës. 

Gjatë një konference për mbarëvajtjen e akseve rrugore dhe hekurudhave, Verdho theksoi se ka pasur problematika të shtuara, pasi rreshjet e shumta kanë ndikuar në rrëshqitjet e shumta.

“Të gjitha strukturat tona janë në terren kanë marrë masat e nevojshme dhe ne do të marrim hapat tona, edhe për krijimin dhe rrugën permanente, do të marrim masat për mobilizimin dhe mënjanimin e ujërave në atë shtrat. Shpresojmë që shirat të na ndihmojnë dhe të mos jenë prezent në kohën që operojnë.

Theksoj që gjithë rrugët apo hekurudhat marrin drejtim nga konsulencat që kemi. Konsulenca që bën hekurudhën është një nga kompanitë më të mëdha. Do të përgatitet projektet e strukturuara”, tha ai./Dosja.al

ergys verdho struktura librazhd

Sondazh

Poll