Aktualitet

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO për tu përballur për tritolin në biznes

Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij.

24 Shkurt 2026, 11:41 Nga I.A

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO për tu

TIRANË- Reperi Noizy pritet që të jetë shkojë në Gjykatën e Posaçme në gjyqin që po mbahet ndaj Laert Haxhiut. Kjo seancë ndaj Haxhiut do të zhvillohet më 4 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Posaçme ka shpallur datën e zhvillimit të seancës dhe ka njoftuar për të marrë pjesë në këtë gjykim viktimat e veprave penale dhe trashëgimtarët e tyre, mes të cilëve edhe këngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”, si dhe familjarët e tij.

GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit.

“Kur doli një video në ‘TikTok’ ku shihej se kishin rrahur Kleviol Ahmetin (Serbiano), i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonuan nëna dhe motra e tij dhe i treguan se u ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…”, ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rrëfimit të tij, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe ai porositi që t’i bëhej një dëm “Noizyt”, me pretendimin se rrahja që i ishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e tij./Dosja.al

noizy laert haxhiu rigels rajku

Sondazh

Poll