Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për narkotikë/ Arrestohet nga policia kufitare në Morinë, 31-vjeçari nga Turqia

Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari me iniciale, V.B u kap duke hyrë në territorin shqiptar, ndërsa Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

24 Shkurt 2026, 08:56 Nga D.S
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake
Interpol

KUKËS- Policia kufitare në Morinë ka arrestuar një 31-vjeçar nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për narkotikë.

Sipas njoftimit të policisë, 31-vjeçari me iniciale, V.B u kap duke hyrë në territorin shqiptar, ndërsa Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Uniformat blu bëjnë me dije se, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Austria, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: 

"DVKM Kukës/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk. Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin shtetasin turk:
V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vjenës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit."/Dosja.al

interpol tirana

Sondazh

Poll