Aktualitet

FOTO/ Juglindja vijon e izoluar! Rritet niveli i fundosjes së aksit Librazhd-Përrenjas

Pamjet e mëposhtme tregojnë, rrugën e  shkatërruar plotësisht duke e kthyer segmentin jashtë funksionit.

24 Shkurt 2026, 11:23 Nga D.S

FOTO/ Juglindja vijon e izoluar! Rritet niveli i fundosjes së aksit

LIBRAZHD- Vijon fundosja e tokës në segmentin rrugor Librazhd – Përrenjas, në zonën e njohur si Arrat e Dragostunjës, edhe gjatë 24 orëve të fundit. Pamjet e mëposhtme tregojnë, rrugën e  shkatërruar plotësisht duke e kthyer segmentin jashtë funksionit.

Matjet paraprake treguan se niveli i fundosjes në këtë segment ka arritur nga 5 deri në 9 centimetra. Të dhëna rrisin pasigurinë për stabilitetin e zonës dhe se segmenti vijon të jetë i rrezikshëm për kalimtarët

Duke qenë se barkullimi i të gjitha llojeve të automjeteve është thuajse i paralizuar, disa prej drejtuesve po zgjedhin të lëvizin përmes aksit rural që nis në dalje të qytetit të Librazhdit dhe përshkon itinerarin Spathar –Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht, për të vijuar drejt juglindjes dhe anasjelltas./Dosja.al

FOTO/ Juglindja vijon e izoluar! Rritet niveli i fundosjes së aksit

librazhd – përrenjas rritet niveli i fundosjes së aksit librazhd-përrenjas juglindja ende e izoluar!

Sondazh

Poll