Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, por nuk do mungojë as shiu, ja parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dhe verilindje të vendit.

24 Shkurt 2026, 07:19 Nga D.S
Kthjellime dhe vranësira, por nuk do mungojë as shiu, ja parashikimi i
Kthjellime dhe vranesira

Sot moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal parashikohen të bëhen prezente në orët e mesditës dhe pasdite kryesisht në qendër dhe verilindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 7m/sek. Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë./Dosja.al

moti 24 shkurt

Sondazh

Poll