Aktualitet

I ati sulmoi seksualisht një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara/ Vajza e tij ngre akuza ndaj 64-vjeçarit: Abuzoi kur isha 7 vjeçe, nëna e dinte

Sipas mediave të huaja, vajza e tij biologjike gjithashtu e akuzon se e ka përdhunuar kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç.

24 Shkurt 2026, 09:14 Nga D.S
I ati sulmoi seksualisht një 25-vjeçare me aftësi të
64-vjeçari

GREQI-  Një episod tronditës zhvillimesh po ndjek rastin e tentativës për përdhunim të një vajze me aftësi të kufizuara nga një 64-vjeçar shqiptar në Greqi. Sipas mediave të huaja, vajza e tij biologjike gjithashtu e akuzon se e ka përdhunuar kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç.

25-vjeçarja ka rrëfyer për median MEGA në Greqi, se si 64-vjeçari e abuzoi seksualisht kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe, brenda shtëpisë së tyre. Ndër të tjera, ajo tha se kishte tentuar për ta denoncuar por i thanë që kishte kaluar shumë vite dhe ky denoncim nuk do ta çonte askund.

Deklarata e 25-vjeçares:

“Kur isha shtatë vjeçe, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur të gjithë mungonin nga shtëpia. Nuk e denoncova kurrë, sepse kisha frikë. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie me këtë njeri, jemi zënë shumë keq”, deklaron ajo fillimisht. Ia përmenda para disa kohësh gjatë një sherri se më kishte abuzuar seksualisht dhe ai u përpoq të më nxirrte të çmendur, duke thënë se nuk di çfarë flas dhe se i kam sajuar nga mendja.

Doja ta denoncoja, por më thanë se kishin kaluar shumë vite dhe se nuk do të çonte askund, pasi nuk mund ta provoja tani. Nëna ime e dinte çfarë kishte bërë dhe nuk bëri asgjë për këtë. Nuk dua asnjë kontakt me asnjërin prej tyre. Ajo që më lëndoi më shumë ishte kur ua tregova vëllezërve dhe motrave të mi… Edhe ata mbajtën anën e tyre dhe që atëherë kam ndërprerë çdo kontakt me ta.”/Dosja.al

 

i ati sulmoi seksualisht një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara vajza e tij ngre akuza ndaj 64-vjeçarit abuzoi kur isha 7 vjeçe nëna e dinte

Sondazh

Poll