Sport

Seria A/ Roma mposht Cremonesen dhe ruan vendin për Champions, + 4 pikë me Juven…

Pas fitores së pastër 3-0 ndaj Cremoneses, Roma shkëputet me 4 pikë ndaj Juventusit të vendit të pestë dhe duke barazohet me Napolin në vendin e tretë me 50 pikë

23 Shkurt 2026, 00:30 Nga DOSJA

Seria A/ Roma mposht Cremonesen dhe ruan vendin për Champions, + 4

ITALI - Roma përforcon vendin e katërt në këtë javë të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Gasperini bëri detyrën ndaj Cremoneses, duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0 për t’iu shkëputur me 4 pikë Juventusit të vendit të pestë dhe duke u barazuar me Napolin në vendin e tretë me 50 pikë

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me Romën që kishte një zotërim më të madh të topit duke iu afruar shumë golit në minutën e 35-të me një gjuajtje me kokë të Mancinit që u ndal nga tramversa.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë nga Roma pikërisht me Cristanten që në minutën e 59-të mposhti portierin Audero, duke dërguar në rrjetë një top të gjuajtur me kokë për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së Gasperinit.

Në minutën e 77-të verdhekuqtë gjetën sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Ndicka që shënoi pas një asisti të Cristantes duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në minutën e 86-të erdhi edhe goli i tretë për verdhekuqtë i shënuar nga Pisilli me Romën që futi në kasafortë këtë fitore, që e lejon të jetë pak më e qetë në vendin e katërt të klasifikimit në këtë moment në kampionatin italian të futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll