Sport

VIDEO/ Ruhet “tradita”, Tirana merr goditjen e radhës nga Teuta, me një gol në fund…

Me këtë humbje, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të renditjes, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit.

22 Shkurt 2026, 19:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Ruhet “tradita”, Tirana merr goditjen e radhës nga

TIRANE - Teuta vazhdon të jetë “macja e zezë” për Tiranën. Edhe tradita u ruajt këtë të dielë.

“Djemtë e Detit” kanë arritur një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur bardheblutë kryeqytetas me shifrat 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Kategoria Superiore.

Pjesa e parë ishte më e balancuar, me vendasit që u shfaqën më kërkues në sulm. Rasti më i mirë për bardheblutë erdhi nga Tabeku, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.

Në pjesën e dytë ndryshoi panorama e lojës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Enkelejd Dobi mori kontrollin e takimit dhe shtoi presionin drejt portës kundërshtare. Maçolli goditi traversën, më pas topi u ndal në shtyllë, ndërsa Arifi shpërdoroi një mundësi të artë, duke paralajmëruar golin që do të vinte.

Dhe ai erdhi në minutën e 87-të, kur Maçolli u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin dhe tri pikët Teutës.


Me këtë humbje, Tirana rikthehet në zonën e ftohtë të renditjes, aty ku ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit. Në krahun tjetër, Teuta afrohet ndjeshëm me vendin e katërt, duke qenë tashmë vetëm tre pikë larg objektivit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 22 Shkurt 2026, 11:00

Al Ittihad merr hak ndaj Benzemas…

ARABIA SAUDITE - Edhe kundër dhjetë lojtarëve, Al Hilal nuk mundi ta mposhtte një Al Ittihad mbresëlënës dhe rezistent.&nbs...