Sport

VIDEO/ Barça nuk fal, shfrytëzon rastin teksa mposht Levanten dhe rimerr kreun e La Ligas!

Barcelona, pas fitores 3-0 të Levantes, shkon në kuotën e 61 pikëve në krye, 1 më tepër se Reali i Madridit që zbret sërish në vendin e dytë

22 Shkurt 2026, 19:46 Nga DOSJA

VIDEO/ Barça nuk fal, shfrytëzon rastin teksa mposht Levanten dhe

SPANJE - Barcelona e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Real Madridit mbrëmë në Pamplona, dhe teksa mund Levanten, arrin të rimarrë kreun e klasifikimit të La Ligës spanjole.

Në Camp Nou, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick reagoi menjëherë ndaj humbjes në Girona duke e mposhtur skuadrën valenciane me rezultatin e pastër 3-0.

Kampionët e Spanjës e vendosën ndeshjen në drejtimin e dëshiruar që në pjesën e parë të sfidës. Vetëm 4 minuta iu deshën skuadrës blaugrana për të zhbllokuar rezultatin me Bernal, pas një asisti të Eric Garcia dhe për të çuar rezultatin në 1-0.

Në minutën e 32-të erdhi edhe goditja e dytë e katalanasve që shënuan sërish këtë radhë me Frenkie De Jong që shfrytëzoi një asist të Joao Cancelos dhe me rezultatin 2-0 në favor të Barcelonës u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë të besuarit e Hansi Flick shënuan sërish me Fermin Lopez që u shërbye nga Lamine Yamal duke e çuar rezultatin 3-0 që qëndroi i tillë deri në fundin e sfidës me Barcelonën që shkon në kuotën e 61 pikëve në krye, 1 më tepër se Reali i Madridit që zbret sërish në vendin e dytë, ndërsa Levante mbetet me 18 pikë në zonën e rënies nga kategoria.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll