Sport

VIDEO/ Arsenali nuk gabon, mund me lehtësi Tottenhamin, në derbin e Londrës së Veriut...

Me këtë triumf, “Topçinjtë” ngjiten në kuotën e 61 pikëve, që i vendos pesë pikë përpara Manchester City, edhe pse skuadra e drejtuar nga Guardiola ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

22 Shkurt 2026, 20:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali nuk gabon, mund me lehtësi Tottenhamin, në derbin e

ANGLI - Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur rivalin e përjetshëm Tottenham me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke rikthyer diferencën prej pesë pikësh ndaj Man.Cityt në krye të Premier League.

Protagonistë absolutë të sfidës ishin Eberechi Eze dhe Viktor Gyökeres, të cilët realizuan nga dy gola secili. Për Ezen, ish-lojtar i Crystal Palace, ky ishte goli i pestë në derbit ndaj Spurs.

Me këtë triumf, “Topçinjtë” ngjiten në kuotën e 61 pikëve që i vendos pesë pikë përpara Manchester City, edhe pse skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në krahun tjetër, trajneri i ri i Tottenhamit, Igor Tudor, nuk arriti të ndalë rënien e skuadrës londineze, që tashmë ndodhet vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll