Sport

Flick flet për mërzitjen e Yamal edhe pse Barcelona fitoi: Zëvendësimi është vendim i mërzitshëm për këdo

Barcelona mori një fitore të rëndësishme kundër Levantes duke i “rrëmbyer” kështu Realit kreun e La Ligës.

22 Shkurt 2026, 22:13 Nga DOSJA
Flick flet për mërzitjen e Yamal edhe pse Barcelona fitoi:

SPANJE - Barcelona mori një fitore të rëndësishme kundër Levantes duke i “rrëmbyer” kështu Realit kreun e La Ligës.

Pas përfundimit të ndeshjes foli trajneri Hansi Flik: “Ishte shumë e rëndësishme të nisnim ndeshjen herët, të fitonim besim. Ndërsa minutat kalonin, ne u përmirësuam dhe në fund arritëm të fitonim. Të gjithë trajnerët janë kërkues.

Ata që luajnë në formacionin titullar duhet ta meritojnë. Kështu mund të përmirësohen të gjithë. Është e rëndësishme dhe pozitive. Patëm mundësinë dhe e shfrytëzuam, por kemi ende shumë rrugë për të bërë. Sot dhamë përgjigjen që na duhej.

Së fundmi, në lidhje me reagimin e Lamine Yamal dhe javën e ardhshme pushim, Flick sqaroi: “Është normale të jesh i zemëruar. Gjëja e rëndësishme është që skuadra fitoi dhe që lojtarë si Bardghji gjithashtu mori pak minuta. Java e ardhshme është vendimtare për ne që të rikuperohemi dhe të përqendrohemi në ndeshjet kundër Vijareal dhe Atletiko”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll