Sport

VIDEO/ Partizani nuk gabon në Vlorë, përmbys Flamurtarin dhe i bashkohet Dinamos

Me këtë fitore 2-1 Partizanin që shkon në 36 pikë në vendin e pestë, po aq sa edhe Dinamo në të katërtin, ndërsa Flamurtari mbetet me 20 pikë në vendin e fundit.

22 Shkurt 2026, 19:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Partizani nuk gabon në Vlorë, përmbys Flamurtarin dhe i

VLORE - Partizani mori një fitore të vyer në Vlorë në ndeshjen e javës së 25 të Kategorisë Superiore, teksa mundi Flamurtarin me rezultatin 2-1, duke bërë që të ndizet gara për vendin e katërt të renditjes që të kualifikon në fazën e “Final Four”.

Flamurtari e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa që në minutën e 8-të mori avantazhin me golin e Maksutit që shënoi me një gjuajtje nga distanca.

Por në fundin e pjesës së parë, Partizani ktheu ekuilibrin në rezultat teksa shënoi me Sidiben që ekzekutoi saktë një penallti që e fitoi ai vetë, një 11-metërsh që u akordua pas verifikimit në sistemin VAR.

Në pjesën e dytë, “Të Kuqtë” përmbysën menjëherë rezultatin, pikërisht në minutën e 48-të dhe ishte sërish Sidibe ai që shënoi, pasi përfitoi nga një gabim i Veigës.  

Në minutën e 73-të Flamurtari mbeti me 10 futbollistë, pasi Ememe mori edhe kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq. Por gjyqtari Bastari, pasi e shikoi rastin akordoi penallti për Flamurtarin dhe anuloi kartonin e kuq.

Në minutën e 74-t, skuadra vlonjate pati shansin e artë për të barazuar shifrat me një penallti të akorduar nga sistemi VAR. Herald Marku mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por u hipnotizua nga Pano Qirko që e priti gjuajtjen e tij.

Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më me Partizanin që shkon në 36 pikë në vendin e pestë, po aq sa edhe Dinamo në të katërtin, ndërsa Flamurtari mbetet me 20 pikë në vendin e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Shkurt 2026, 11:00

Al Ittihad merr hak ndaj Benzemas…

ARABIA SAUDITE - Edhe kundër dhjetë lojtarëve, Al Hilal nuk mundi ta mposhtte një Al Ittihad mbresëlënës dhe rezistent.&nbs...