Sport

VIDEO/ Çfarë presioni? Guardiola u jep lojtarëve 3 ditë pushim, që të "shijojnë jetën"

Trajneri i Man.Cityt lehtëson presionin mbi ekipin përpara ndeshjes Tottenham-Arsenal.

22 Shkurt 2026, 13:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Çfarë presioni? Guardiola u jep lojtarëve 3 ditë

ANGLI - Manchester City mundi 2-1 Newcastle, të shtunën në mbrëmje dhe e ngushtoi diferencën në dy pikë pas liderëve të Arsenalit, të cilët do të luajnë kundër Tottenham të dielën.

Nuk ishte kjo ndeshja më e mirë e Manchester Cityt, por pikët ishin gjëja më e rëndësishme dhe trajneri Pep Guardiola ishte i kënaqur.

"Lidhja që patëm me tifozët tanë ishte më e mira e sezonit. Kishim atmosferën më të mirë dhe na duhen këto atmosferë nga tani deri në fund të sezonit. Nuk ishte ndeshja ideale, por ishim një ekip dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë në këtë fazë të sezonit", theksoi trajneri spanjol, i cili la disa lajme të mira për skuadrën:

"Mund t'u jap djemve tre ditë pushim. Dua që të relaksohen, të shijojnë jetën, të pinë kaipirinha dhe daiquiris gjatë këtyre tre ditëve", tha ai çuditërisht.

Manchester City do të ketë një pushim shtatëditor dhe do të luajë ndeshjen e tyre të radhës të shtunën e ardhshme kundër Leeds United.

"Pastaj ata do të kthehen të gatshëm për t'u stërvitur dhe për të luajtur kundër Leeds. Nuk do të rrimë këtu duke menduar se çfarë do të bëjë Arsenali. Dhe e di që Leeds do të jetë i vështirë, Daniel (Farke) është miku im dhe unë e di vlerën e tij..." vazhdoi ai.

Për më tepër, megjithëse nuk shënoi, duke kontribuar në fitoren e “Qytetarëve” (vetëm) me asistin për golin e dytë të O’Reilly-t, Erling Haaland ishte, për Guardiolën, lojtari më i mirë në fushë.

"Ai ishte njeriu i ndeshjes. Ai vrapoi, bëri presion, ndihmoi në mbrojtje. Pa Erlingun, kjo fitore nuk do të kishte qenë e mundur", vlerësoi Pep.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 22 Shkurt 2026, 11:00

Al Ittihad merr hak ndaj Benzemas…

ARABIA SAUDITE - Edhe kundër dhjetë lojtarëve, Al Hilal nuk mundi ta mposhtte një Al Ittihad mbresëlënës dhe rezistent.&nbs...

Sport 22 Shkurt 2026, 10:00

"Rezultati është relativisht mashtrues"

Mascherano beson se humbja 3-0 kundër LAFC ishte e tepërt SHBA - Javier Mascherano e përshkroi humbjen 3-0 të Inter Miami&nb...