Politike

Draft-rezoluta e PE për Shqipërinë kritikoi korrupsionin, Rama: Ishte vlerësim i qartë për Shqipërinë

Ndërkohë që në rezolutë kritikohej korrupsioni në qeverinë shqiptare si dhe kërkohej që të bëhet më shumë në luftën kundër krimit të organizuar.  

22 Shkurt 2026, 09:52 Nga I.A
Draft-rezoluta e PE për Shqipërinë kritikoi korrupsionin, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se draft-rezoluta e Parlamentit Evropian për Shqipërinë ishte një vlerësim i qartë për vendin. Ndërkohë që në rezolutë kritikohej korrupsioni në qeverinë shqiptare si dhe kërkohej që të bëhet më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Rama thekson se draft-rezoluta është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për publikun. 

'Draft-rezoluta e publikuar nga Parlamenti Europian për vendin tonë është një vlerësim i qartë për progresin e Shqipërisë. Ai dokument vlerëson hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve, gjë që përbën një rekord në historinë e integrimeve europiane dhe në ndërkohë theksohet ritmi i shpejtë dhe domethënës në procesin e negociatave me nënvizimin rreth ambicies sonë që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027, duke evidentuar progresin në forcimin e institucioneve demokratike, shtetin e së drejtës, reformën socio-ekonomike, politikat mjedisore, bashkëpunimin rajonal dhe përputhshmërinë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Kjo draft-rezolutë është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për publikun tonë: Shqipëria po ecën me ritëm, me qëndrueshmëri dhe me qartësi strategjike në drejtimin e duhur. Të njëjtën gjë konfirmuan edhe takimet që delegacioni pluralist i Parlamentit Europian zhvilloi në Tiranë gjatë kësaj jave,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll