Aktualitet

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas/ Shkak situata e krijuar nga rrëshqitjet te “Arrat e Gurrës”

Kjo ka rritur rrezikun për qarkullimin e automjeteve dhe sigurinë e plotë të tyre.

21 Shkurt 2026, 15:19 Nga E.d
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas/ Shkak situata e krijuar
Foto ilustruse

LIBRAZHD- Autoritetet rrugore janë vënë në alearm, pas rrëshqitjes së rrugës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në zonën e Dragostunjës, përgjatë aksit Librazhd-Prrenjas.

Për shkak të përkeqësimit bëhet me dije se rruga do të bllokohet për një afat të pacaktuar. Segmenti po përballet me lëvizje të konsiderueshme të masivëve të tokës. Kjo ka rritur rrezikun për qarkullimin e automjeteve dhe sigurinë e plotë të tyre.

Burime zyrtare bëjnë me dije se fillimisht do të ndërmerret një zgjidhje provizore për stabilizimin e situatës. Gjithashtu do të realizohet një studim i plotë gjeologjik i trupit ekzistues të rrugës, kjo për të përcaktuar ndërhyrjen afatgjatë.

Kjo situatë ka sjellë problematika në qarkullimin e automjeteve. Në rrugë është krijuar një rradhë e gjatë kilometrike autobusësh dhe kamionësh. Rradha është e gjatë rreth 2–3 kilometra, si në hyrje të Librazhd, ashtu edhe në zonën e Hotolisht. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren./Dosja.al

“arrat e gurrës” qarkullim polcia

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2026, 15:19 E.d

Vritet 47-vjeçari në Kavajë

Foto ilustruse KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 47-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se...