Aktualitet

Krimi në Kavajë/ 47-vjeçari u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, ndërroi jetë në spital

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 

21 Shkurt 2026, 15:34 Nga E.d
Krimi në Kavajë/ 47-vjeçari u godit me thikë nga një
Foto ilustruse

KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 

47-vjeçari ka humbur jetë në spital. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Kavajë / Informacion paraprak

Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Dosja.al

kavaja policia vrasje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shkurt 2026, 15:19 E.d

Vritet 47-vjeçari në Kavajë

Foto ilustruse KAVAJA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë. Një 47-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se...