21 Shkurt 2026, 15:11
Nga E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec. Kjo është e vlefshme deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin zyrtar të bluve, thuhet se ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla.
Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Gjithashtu do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.
Njoftimi i policisë
Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. Në zbatim të këtij vendimi:
Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla. Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks; Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë. Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve. Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë. Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Faleminderit për bashkëpunimin./Dosja.al
librazhd–pogradec policia mjetet e emergjencës
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 13:00
E. D
pamje nga xhamia
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Parti...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 12:51
E. D
TIRANË- Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi si edhe p...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 11:52
E. D
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar në Unazëm e Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen....
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 11:42
Elton Qyno
Vetëm një ditë pasi televizioni “Syri”, publikoi dokumentet e prokurorisë së posaçme SPAK, që urdhëronte...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 11:30
I.A
TIRANË- Zhvillimet urbane moderne nuk ndërtohen më vetëm për të ofruar banesa, por për të krijuar komunitete funksiona...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 11:16
E. D
foto ilustuese
GJIROKASTËR- Një sherr për pronën mes dy personave në Gjirokastër ka sjellë agravimin e situatë...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 11:11
E. D
pamjet
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku 31-vjeçari...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 11:00
E. D
foto ilustuese
POLONI- Pas tërheqjes nga Konventa e Otavës Polonia dëshiron ta mbrojë kufirin e saj lindor me mina kundë...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 10:36
E. D
TIRANË- Policia e Tiranë ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me personat e arrestuar pas protestës së djeshme të Part...
Aktualitet
21 Shkurt 2026, 09:35
E. D
ITALI- Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), është gjetur pasditen e së...