Aktualitet

Gaz lotsjellës te xhamia e Namazgjasë/ Reagon Komuniteti Mysliman i Shqipërisë: Indinjatë, u dëmtuan besimtarët që po kryenin ritet fetare

Me anë të një deklarate, KMSH theksoi se incidenti ka ndodhur në një kohë kur besimtarët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të falur namazin e Teravive dhe disa prej tyre kanë mbetur të lënduar.

21 Shkurt 2026, 13:00 Nga E. D
Gaz lotsjellës te xhamia e Namazgjasë/ Reagon Komuniteti Mysliman i
pamje nga xhamia

TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike, ku u hodhën molotovë e gaz lotsjellës pranë ambienteve të xhamisë së Namazgjasë. Me anë të një deklarate, KMSH theksoi se incidenti ka ndodhur në një kohë kur besimtarët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të falur namazin e Teravive dhe disa prej tyre kanë mbetur të lënduar. Në deklaratën e saj, KMSH shpreh “indinjatën e thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve”, të cilët po ushtronin në paqe ritet e tyre fetare.

REAGIMI

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive. Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.

Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër./Dosja.al

komuniteti mysliman i shqipërisë

Sondazh

Poll