Sport

Habib Beye krenar për kthimin e tij në Marsejë: "Ju e dini sa i lidhur jam me këtë klub"

Trajneri debutimin e tij e bën këtë të premte, në ndeshjen jashtë fushe kundër Brestit.

20 Shkurt 2026, 11:00 Nga DOSJA
Habib Beye krenar për kthimin e tij në Marsejë: "Ju e dini
Habib Beye, trajneri i Marsejës

FRANCE - I njoftuar të mërkurën në mbrëmje si trajneri i ri i Marsejës, Habib Beye u prezantua dje, drejtoi seancën e tij të parë stërvitore dhe debuton sot në ndeshjen jashtë fushe kundër Brest.

48-vjeçari franko-senegalez nënshkroi deri në vitin 2027 dhe kthehet në klubin ku shkëlqeu si lojtar midis viteve 2003 dhe 2007, me misionin për të ringjallur një ekip që ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, në Kupën e Francës kundër Rennes (3-0), të trajnuar nga... Habib Beye!

“Nuk kam asgjë për t’i provuar askujt. Nëse jam këtu, është sepse kam punuar shumë dhe duhet të provoj se kjo punë mund të arrijë objektivat”, tha trajneri, i cili u shkarkua nga Rennes më 9 shkurt dhe tani zëvendëson Roberto De Zerbi.

“Është një krenari e madhe, jam shumë i lumtur që jam këtu, ata e dinë lidhjen time me këtë klub. Është një moment shumë i bukur, por është e nevojshme të lëmë mënjanë emocionet. Momenti më i mirë për emocione do të jetë nesër (sonte), me një fitore. Kjo është ajo në të cilën jam i përqendruar”, theksoi ai.

Dënimi i UEFA-s

Megjithatë, Marseja u ndëshkua nga UEFA për sjelljen e tifozëve të saj në Bruges dhe nuk do të lejohet të ketë tifozë në ndeshjen e saj të radhës jashtë fushe në garat evropiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll