Aktualitet

Banorët raportuan se afër banesës vinte erë e keqe/ Gjendet i pajetë trupi i një 53-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet...

Hetimi tregon se dyshohet për një vdekje, e cila lidhet me shkaqe natyrale.

19 Shkurt 2026, 20:41 Nga E.d
Banorët raportuan se afër banesës vinte erë e keqe/ Gjendet
Foto ilustruse

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i një 53-vjeçari shqiptar është gjendur i pajetë brenda një banese. Zbulimi i tij u bë i mundur, pasi banorët e zonës ishin ankuar pranë policisë se nga banesa vinte një erë e keqe. Hetimi tregon se dyshohet për një vdekje, e cila lidhet me shkaqe natyrale.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja kishte ndodhur prej të paktën një jave. Trupi i tij është transferuar në morgun e Cuneos dhe priten procedurat e mëtejshme hetimore, si dhe paraqitja e të afërmve të tij pas identifikimit./Dosja.al

itali shqiptar viktima

Sondazh

Poll