Aktualitet

Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Fierit, edhe më herët, në maj 2024, ka sekuestruar 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

19 Shkurt 2026, 19:02 Nga E.d
Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut dhe
Saimir Taullau

FIER- Gjykata e Fierit me kërkesë të prokurorisë ka sekuestruar pasuritë e Saimir Taullaut dhe familjarëve të tij. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Vladimir Cjapi. Saimir Taullau njihet si kundërshtar i Aldo Bares, ish-kreut të “bandës së Lushnjës”, që po vuan dënimin në qeli.

Taullau gjithashtu ka qenë edhe më parë i hetuar gjatë operacionit Forca e Ligjit, ku OFL e procedoi për pasuritë e pajustifikuara dhe që dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme. Prokuroria e Fierit, edhe më herët, në maj 2024, ka sekuestruar 6 pasuri të Saimir Taullaut dhe të afërmëve të tij, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Sipas organit të akuzës, ai është i dyshuar për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa, familja e tij njihet si rivale e grupit të Aldo Bares në Lushnjë, teksa në vitin 2005 kanë ekzekutuar Baki Taullaun, vëllain e Saimir Taullaut. Po ashtu në muajin prill 2024, Taullaut i janë sekuestruar 4 pasuri, teksa në vijim të hetimeve i janë sekuestruar edhe 6 pasuri të tjera, në emër të shtetasve A.T. dhe V.T.

Pasuritë e sekuestruara:

Pasuria nr. 1/527, ZK 8572, vol. 25, fq. 96, ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje, e llojit “truall”;
Pasuria nr. 104/44, ZK 3268, vol 2, fq, 182, ndodhur në Savër, Lushnje, e llojit “arë”, me sipërfaqe 15,323 m2;
Pasuria nr. 857/28, ZK 2087, vol. 8, fq. 193, ndodhur në Karbunarë e Poshtme, Lushnje, looji “arë”;
Pasuria nr. 151/2+1-10, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 128 m2;
Pasuria nr. 102/22-16, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji apartament me sipërfaqe 96.17 m2; dhe
Pasuria nr. 104/81+2-21, ZK 3266, ndodhur në Sauk, Tiranë, lloji “apartament”, me sipërfaqe 105.57 m2./Dosja.al

saimir taullau aldo bare gjykata e fierit

Sondazh

Poll