Aktualitet

Protesta në Baks-Rrjoll në ditën e 18-të/ Banorët: Projekti i mbështetur nga Rama

Sipas tyre, projekti cenon pronat dhe interesat e komunitetit lokal, ndërsa vijojnë të kërkojnë transparencë të plotë mbi procedurat e ndjekura në këtë investim.

19 Shkurt 2026, 14:28 Nga D.S
Protesta në Baks-Rrjoll në ditën e 18-të/ Banorët:
Foto nga vendngjarja

SHKODËR- Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë 18 ditë që po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Sipas tyre, projekti cenon pronat dhe interesat e komunitetit lokal, ndërsa vijojnë të kërkojnë transparencë të plotë mbi procedurat e ndjekura në këtë investim.

Ata besojnë se çështja duhet të sqarohet publikisht dhe me fakte. Banorët gjithashtu i bënë thirrje publike Fatmir Shpellzës që të paraqesë dokumentet përkatëse. Ndërkohë, në institucione vijojnë seancat gjyqësore, por deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar që t’i japë zgjidhje situatës.

Protestuesit e fshatit Baks-Rrjoll, hodhën gjithashtu akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar projektin si të mbështetur nga qeveria. Banorët paralajmërojnë se do ta vazhdojnë qëndresën deri në marrjen e një vendimi nga drejtësia./Dosja.al

protesta e rrjollit baks rrjoll

Sondazh

Poll