Aktualitet

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Nga hetimet e kryera rezultoi se aktiviteti i paligjshëm zhvillohej prej disa kohësh në ambientet e apartamentit. 

19 Shkurt 2026, 14:41 Nga E.d
Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira,
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy shtetaset nga Kazakistani. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se aktiviteti i paligjshëm zhvillohej prej disa kohësh në ambientet e apartamentit. Gjatë kontrollit të policisë në apartamentin e marrë me qira u sekuestruan një shumë parash dhe 4 celularë.

Njoftimi i policisë

Dy shtetase nga Kazakistani, M. A., 34 vjeçe dhe A. A., 37 vjeçe, janë arrestuar pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se aktiviteti i paligjshëm zhvillohej prej disa kohësh në ambientet e apartamentit. Gjatë operacionit policor u sekuestrua një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari, si edhe 4 telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit.

Po ashtu, nisi procedimi penal ndaj dy shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se përfitonin nga kjo veprimtari e paligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore./Dosja.al

kazakistani prostitucion apartament

Sondazh

Poll