Aktualitet

Gjykata i thotë “jo” Pacollit/ Apeli lë në fuqi pezullimin, aeroporti i Vlorës mbetet në administrim të Valon Ademit

Vendimi vjen pas një kontesti të gjatë mbi ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare. Zyrtarisht, Mabco Construction SA e Pacollit zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group e Ademit vetëm 2%. Por Ademi pretendonte se investimet e tij në ndërtimin e aeroportit duhej të përktheheshin në më shumë aksione.

19 Shkurt 2026, 19:45 Nga DOSJA

Gjykata i thotë “jo” Pacollit/ Apeli lë në fuqi

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar sot vendimin e Shkallës së Parë, duke përjashtuar Behgjet Pacolli nga vendimmarrja dhe duke i dhënë të drejtë aksionarit, Valon Ademi, për të administruar aeroportin. Vendimi është marrë ditën e sotme, por nuk është zbardhur ende nga gjykata.

Vendimi vjen pas një kontesti të gjatë mbi ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare. Zyrtarisht, Mabco Construction SA e Pacollit zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group e Ademit vetëm 2%. Por Ademi pretendonte se investimet e tij në ndërtimin e aeroportit duhej të përktheheshin në më shumë aksione.

Pra, me këtë vendim, Ademi merr kontrollin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa Pacolli mbetet jashtë procesit të vendimmarrjes. Më herët, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë kishte marrë vendim për sigurim të padisë për rastin e “Vlora International Airport – VIA”, duke e aprovuar si të bazuar kërkesën e paraqitur nga “2A Group”.

Por, përmes një vendimi të marrë më 24 dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Shkallës së Parë ka pezulluar të drejtën e votës së aksionarit Mabco Construction SA, të drejtuar nga Behxhet Pacolli, i cili tashmë ai vendim është konfirmuar edhe nga Apeli, duke ngushtuar më tej mundësitë për Pacollin, për ankimim në Gjykatën e Lartë./Dosja.al

valon ademi behgjet pacolli

Sondazh

Poll