Aktualitet

U konfliktua me të riun në një lokal, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë! Sekuestrohet një pistoletë

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij.

19 Shkurt 2026, 14:48 Nga E.d
U konfliktua me të riun në një lokal, arrestohet
Foto ilustruse

VLORA- Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Vlorë. Ai ra në prangat e bluve, pasi u konfliktua me një përson në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij.

Ai ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. 39-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municion u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta u kap shtetasi A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta. 

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municion u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

vlora 39-vjeçar policia

Sondazh

Poll