Politike

Bordi i Paqes, mban fjalën Kryeministri Rama: Vlerësojmë rolin deçiziv të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Fillimisht, kryeministri falenderoj Trump për ftesën, ndërsa pohoi se Shqipëria është e nderuar të marrë pjesë në një nisëm të tillë.

19 Shkurt 2026, 17:13 Nga E.d
Bordi i Paqes, mban fjalën Kryeministri Rama: Vlerësojmë rolin
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Fillimisht, kryeministri falenderoj Trump për ftesën, ndërsa pohoi se Shqipëria është e nderuar të marrë pjesë në një nisëm të tillë. Rama përgëzoj rolin e Bordit të Paqës, për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza. 

”Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e këtij rrugëtimi. Në votën e linjëzuar në parlamentin tonë flet vetë sesa e nderuar është Shqipëria. Shumë thonë se Bordi i Paqes është për të zëvendësuar OKB-në. Nuk më duket si një zëvendësim, por nëse ndihmon për ta shkundur. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes.

Ne përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit zemërthyes në Gazë. Unë kam propozuar që ky bord të ftojë të gjitha vendet të kontribuojnë për fasilitetin publik për fëmijët e Palestinës. Duke bërë këtë do ndihmojmë pengjet më të pafajshme të çmendurisë së Hamasit.”/Dosja.al

edi rama shba bordi i paqes

Sondazh

Poll