Politike

"Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë"/ Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë! Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të

Trump theksoi se, megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave dhe shtoi se ka zgjidhur tetë konflikte.

19 Shkurt 2026, 16:28 Nga E. D
"Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë"/
Donald Trump

WASHINGTON- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se SHBA do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se, megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave dhe shtoi se ka zgjidhur tetë konflikte. Ndër të tjera, Presidenti theksoi se Bordi i Paqes do të bazohet te Kombet e Bashkuara dhe se “askush nuk e ka parë më parë”.

“SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen.

Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe. Mendoj se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë. Nuk kam folur me asnjë prej tyre për 8 luftërat që zgjidha.

Bordi i Paqes do bazohet në Kombet e Bashkuara dhe do shohë nëse ato nuk funksionojnë si duhet. Duhet të sigurohemi që Kombet e Bashkuara janë funksionale dhe të rëndësishme dhe do zgjidhen në potencialin që kanë. Falënderoj liderët që janë këtu dhe çdokush ka respektin tim dhe jeni miqtë e mi. Bordi i Paqes do jetë diçka që askush nuk e ka parë," tha Trump./Dosja.al

donald trump

Sondazh

Poll