Politike

"Gaza drejtohej nga korrupsioni"/ Tony Blair në Bordin e Paqes: Plani është që myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjejnë qeverinë në krahun e tyre

Gjatë fjalës së tij, Blair u shpreh se plani është që myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjejnë qeverinë në krahun e tyre.

19 Shkurt 2026, 17:07 Nga E.d
"Gaza drejtohej nga korrupsioni"/ Tony Blair në Bordin e Paqes:
Tony Blair

SHBA- Tony Blair deklaroi se Gaza është drejtuar këto vite nga korrupsion. Gjatë fjalës së tij, Blair u shpreh se plani është që myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjejnë qeverinë në krahun e tyre.

Sipas tij, plani i Gazës është shpresa e vetme jo vetëm për Gazën, por edhe për rajonin dhe botën e gjerë.

“Gaza është drejtuar këto vite nga korrupsion. Ne kemi vendosur ta drejtojmë Gazën tani ashtu siç duhet të jetë dhe jo siç ishte, përfshi edhe qeverisjen, në të gjitha fushat, me mjedis biznesi, me mjedis arsimor, me revolucion dixhital dhe mundëson shoqërinë ta shfrytëzojë.

Prandaj do jetë pjesë e Lindjes së mesme në paqe, do jetë një angazhim ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë ta ndjeni qeverinë krah jush dhe jo kundër jush. Dhe plani i Gazës është shpresa e vetme jo vetëm për Gazën, por edhe për rajonin dhe botën e gjerë”, tha Tony Blair./Dosja.al

tony blair shba gaza

Sondazh

Poll