Politike

"E ka premtuar"/ Trump: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe pengjet e gjalla dhe të vdekura, të cilët janë kthyer.

19 Shkurt 2026, 16:11 Nga E.d
"E ka premtuar"/ Trump: Hamasi do dorëzojë armët,
Donald Trump

SHBA- Presidenti Trump deklaroi se Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe pengjet e gjalla dhe të vdekura, të cilët janë kthyer. Ai tha se kjo dukej e pamundur, por u arrit.

"Mendoj që Hamasi do të dorëzojë armët, është ajo që ka premtuar. Nëse nuk e bëjnë do të përballen me pasoja. Ata e duan vdekjen. Armëpushimi në Gaza ka mbajtur dhe pengjet e gjalla dhe të vdekura janë kthyer. Kjo dukej e pamundur, por ne ia dolën, I kthyem. Ata gërmuan kërkuan për pengjet dhe Hamasi bëri vërtet një pjesë të kësaj pune dhe duhet që t’i japim merita për këtë.

Prindërit e pengjeve të vdekur e dinin që ata ishin të vdekur, e dinin që fëmijët e tyre ishin të pajetë, i donin trupat e tyre. Ata donin që djemtë e tyre të ktheheshin gjallë, por nuk ndodhi. Bëmë një punë të mirë. Duke shpëtuar mijëra jetë dhe duke sjellë konceptin e paqes," tha Trump./Dosja.al

donald trump shba hamasi

Sondazh

Poll