Politike

"Kemi pak punë për të bërë me Iranin"/ Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme

Trump deklaroi se Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë për Gazën.

19 Shkurt 2026, 16:18 Nga E.d
"Kemi pak punë për të bërë me Iranin"/ Trump:
Donald Trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare.

Trump deklaroi se Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë për Gazën. Ndërsa shtoi se shumë të tjerë do të kontribuojnë. Në fund, presidenti tha se çdo dollar është shpresë për paqen.

”Ne kemi pak punë për të bërë me Iranin. Nuk mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme nëse Irani ka armë bërthamore. SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare. Në nëntor u miratua Bordi i Paqes dhe ne po punojmë shumë afër me Kombet e Bashkuara. Kam folur me Sekretarin e Përgjithshëm dhe, në takimin e fundit, u fik teleprompteri. Kisha fjalimin më të bukur; fillimisht ishin problemet me shkallët që u ndaluan. Fatmirësisht ndalova Melanian sepse vendosa dorën në trupin e saj dhe ishte një ndalesë e shkurtër.

Zonja e Parë, Melania, ka një dokumentar të jashtëzakonshëm, por trembem gjithmonë që në një familje nuk ka vend për dy yje. Jemi krenarë për Melanian dhe njerëzit në SHBA e duan Zonjën e Parë. Filmi i saj është më i shituri në 20 vite. Së bashku jemi të përkushtuar të arrijmë paqen. Nuk mendoj se do të jetë e nevojshme të dërgojmë trupa; kanë bërë një premtim që do t’i ulin armët e tyre. Nuk është një vatër radikalizmi dhe terrori.

Kazakistani, Azerbajxhani, Katari, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë për një fond për Gazën dhe shumë të tjerë do të kontribuojnë. Ky është takimi ynë i parë; çdo dollar është shpresë për paqen. Është rajon i rëndësishëm, por s’kemi pasur një Lindje të Mesme në paqe. Bota është duke pritur për Hamasin; e vetmja pengesë është Libani me gjëra të caktuara për të cilat po punohet. Duhet të zgjidhim problemin e Libanit. Çelësi ishte që Irani të mos ketë armë bërthamore.” tha Trump./Dosja.al

donald trump irani shba

Sondazh

Poll