Politike

"Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit në Gaza"/ Kushner: Nuk mund të ndryshojmë të shkuarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se të gjithë pjesëmarrësit ndodhen këtu për të ndihmuar Gazën.

19 Shkurt 2026, 16:35 Nga E.d
"Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit në Gaza"/
 Jared Kushner

SHBA- Jared Kushner, një nga negociatorët kryesorë të Bordit të Paqes për Gazën, deklaroi se e shkuara nuk mund të ndryshohet, por e ardhmja po. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se të gjithë pjesëmarrësit ndodhen këtu për të ndihmuar Gazën.

Qëllimi i përbashkët, sipas tij është paqja. Kushner theksoi se me mbështetjen e Trump, janë mbledhur 7 miliard dollarë fonde për njerëzit e Gazës.

"Nuk mund të ndryshojmë të shkuarën, por mund të ndryshojmë të ardhmen nëse bëjmë gjënë e duhur. Ajo që shohim sot është një shembull i vogël për punën që u bë. Shumë njerëz ishin vullnetarë, nuk ë bënë për përfitime personale, por e bënë për fëmijët e tyre që të shohin paqen. Njerëz nga e gjithë bota janë këtu për t’u bashkuar në një qëllim të përbashkët që është paqja.

Mendimet e tua, Trump, në fillim ishin shumë radikale. Ju falënderoj të gjithëve ju, që mendoni se e ardhmja është e sigurt dhe bashkëpunoni në solidaritet. Bota mund të jetë e mirë në çdo moment. Ne kemi siguruar me mbështetjen e Trump 7 miliard dollarë fonde. Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës, t’u japim prioritet, t’i japim mundësin njerëzve të jetojnë më mirë," tha Jared Kushner./Dosja.al

 jared kushner shba bordi i paqes

Sondazh

Poll