Politike

Akuzohet për blerje votash/ SPAK kërkon 27 dëshmitarë në gjyqin ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës

Sipas prokurorit Dritan Prençi, në bazë të përgjimeve dhe vëzhgimeve, Shkreli i premtoi investime banoreve të fshatit Stajkë për linjën e energjisë elektrike. Gjithashtu shtoi në këmbim kryebashkiaku u kërkoi qyettarëve votën për Partinë Socialdemokrate.

19 Shkurt 2026, 14:00 Nga D.S
Akuzohet për blerje votash/ SPAK kërkon 27 dëshmitarë
Kristjan Shkrel

TIRANË- Në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli për blerje votash në periudhën e zgjedhjeve, Prokuroria e Posacme SPAK ka kërkuar që të thirren si dëshmitarë 27 persona.

Sipas prokurorit Dritan Prençi, në bazë të përgjimeve dhe vëzhgimeve, Shkreli i premtoi investime banoreve të fshatit Stajkë për linjën e energjisë elektrike. Gjithashtu shtoi në këmbim kryebashkiaku u kërkoi qytetarëve votën për Partinë Socialdemokrate. Nga ana tjetër, mbrojtja e Shkrelit, avokatja Rovena Gashi tha se, Kryetari i bashkisë është telefonuar nga vetë banorët e fshatit Stajkë, nuk i ka marr Shkreli ata.

"Janë përdorur dhe medota speciale, përgjime e vëzhgime, Kristian Shkreli i premtoi investime banoreve të fshatit Stajkë për linjën e energjisë elektrike dhe në këmbim kërkoi votën për Partinë Socialdemokrate.”, tha Prokurori i SPAK Dritan Prençi.

"Nuk jemi dakort me akuzën, në të gjitha veprimet, komunikimet e përgjimet, janë 500 faqe dhe s’ka asnjë moment që del i pandehuri Kristian Shkreli të ketë bërë ndonjë vepër penale. Kryetari i bashkisë është telefonuar nga vetë banorët e fshatit Stajkë, nuk i ka marr Kristian Shkreli ata. Bëhet fjalë për reshje të shumta shiu që kishin dëmtuar linjën. Ankesa ka shkuar nga vetë banorët te portali bashkëqeverisjes. Më pas procedurën për remont të shtyllave se ka hapur kryebashkiaku, por OSHEE, c’punë ka kryebashkiaku me këtë shërbim, dhe nuk është investim, por remont rregullim. Kryebashkiaku për atë punë është aty të degjojë ankesat e qytetarëve dhe ti qaj hallet, i zgjedhur për këtë punë. Kristiani ia ka përcjell shqetësimin e fshatareve drejtorit të OSSH. Për ne nuk ka asnjë akuzë, ai nuk i ka thënë askujt votoni për X subjekt politik, tek të gjitha telefonatat.",tha Avokatja e Kristian Shkrelit, Rovena Gashi./Dosja.al

kristian shkreli spak vau dejes

Sondazh

Poll