19 Shkurt 2026, 12:47
Nga I.A

TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka prezantuar në Kuvend projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”. Gjatë fjalës së saj, Spiropali tha se Shqipëria sot është një vend që merr përgjegjësi në tryezat e rëndësishme ndërkombëtare
Sipas Spiropalit, ky realitet i ri është rezultat i një transformimi të thellë politik, institucional dhe diplomatik.
“Shqipëria nuk është më një vend që pret në korridoret e diplomacisë ndërkombëtare. Shqipëria është një vend që flet, propozon, ndërmjetëson dhe merr përgjegjësi. Kemi qenë një vend që kërkonte vëmendje, por nuk kishim gjithmonë peshën për ta tërhequr atë. Një vend që trokiste në dyer, por shpesh nuk e dinte si të hynte brenda. Nga një vend që luftonte për statusin kandidat, sot jemi një vend që synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027. Nga një vend që shihej si problem, sot jemi një vend që kërkohet si partner në tryezat ndërkombëtare. Një vend që propozon iniciativa rajonale, që ndërmjetëson dialog dhe që merr përgjegjësi ndërkombëtare. Kjo është diferenca mes asaj ku ishim dhe asaj ku jemi”, tha Spiropali.
Spiropali deklaroi se Shqipëria ka zgjedhur rrugën e saj me qartësi anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe përforcimin e aleancës transatlantike.
“Sot jetojmë në një botë më të pasigurt se ajo që njihnim vetëm pak vite më parë. Lufta është rikthyer në kontinentin europian. Në këtë realitet të ri, shtetet nuk gjykohen më vetëm nga madhësia e tyre, por nga qartësia e orientimit të tyre, nga besueshmëria si partnerë dhe nga aftësia për të marrë përgjegjësi. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e saj me qartësi: anëtarësimin në Bashkimin Europian, përforcimin e aleancës transatlantike dhe një rol aktiv për stabilitetin në rajon. Kjo nuk është më një aspiratë abstrakte. Është një projekt konkret shtetëror”, tha Spiropali./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
19 Shkurt 2026, 12:39
D.S
SPAK
TIRANË- Seanca e radhës e gjyqit të dosjes “Plumbi i Artë”, është shoqëruar nga debate me tone t&e...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:26
I.A
Bordi i Paqes
SHBA- Një grup udhëheqësish botërorë, kryesisht shtypës dhe autoritarë, dhe të dërguarit e tyre ...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:22
D.S
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri Financave Petrit Malaj ka deklaruar se kreu i Partisë Mundësia se është i dënuar për...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për protestën e paralajmëruar ditën e nesërme, duke e cilësuar at&e...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:11
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te darka e Edi Ramës me delegacionin e Parlamentit Europian në...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:11
D.S
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi se "Durana Tech Park" është një skenë mashtrimi ...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se Gjykata Kushtetuese po kalon “ditën e saj më të zezë&r...
Politike
19 Shkurt 2026, 12:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë se po sillet si pushtues dhe ftoi qytetarët të protestojnë nes&eum...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:42
D.S
Zegjine Çaushi
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka replikuat mbi fjalën e parafolëses, Jozefi...
Politike
19 Shkurt 2026, 11:31
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën nga foltorja e Kuvendit se po ndërmerr ndry...