Politike

"Nuk ke burrëri të kërkosh falje"/ Balla-Bardhit: Rama do të jetë një nga folësit kryesorë, të shkretët këta për ty...

Seancën e sotme plenare,  Balla e ka cilësuar si një nga më të rëndësishmet në politikën e jashtme të Shqipërisë, pasi kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e mbledhjes së Bordit të Paqes

19 Shkurt 2026, 13:26 Nga D.S
"Nuk ke burrëri të kërkosh falje"/ Balla-Bardhit: Rama
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Gazment Bardhi, të cilin e akuzoi se nuk ka guximin të kërkojë falje, në lidhje me deklaratat e mëparshme kur tha se kreu i qeverisë nuk do të ishte në mbledhje në Bordin e Paqes.

Seancën e sotme plenare,  Balla e ka cilësuar si një nga më të rëndësishmet në politikën e jashtme të Shqipërisë, pasi kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e mbledhjes së Bordit të Paqes. Gjithashtu ai theksoi se kryeminsitri Edi Rama do të jetë një ndër folësit kryesorë në Bord.

"Nuk ka raport në PE është rezolutë e përvitshme mbi bazën e gjetjeve të Komisionit Europian.
Drafti i paraqitur është në vlerësimin tim, më i miri ndër shumë vite. Sot është një ditë e rëndësishme për politikën tonë të jashtme. Duhet të kërkonit programit e mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington. Rama do të jetë një nga folësit kryesorë. Ti i shkreti unë për ty dhe të shkretët këta për ty, por do të ta jap programin. Ato që the atë ditë janari këtu t’i falëm, por ti s’ke burrëri të kërkosh falje. Rama do të flasë mes krerëve të vendeve të përfshirë në procesin e paqes.", tha Balla./Dosja.al

taulant balla edi rama bordi i paqes seance plenare gazmend bardhi

Sondazh

Poll