Politike

“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni”, Topalli: Nuk është thjeshtë vjedhje, po minohet shteti!

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, për projektligjin për për Shërbimin e Jashtëm, Topalli u shpreh se korrupsioni është pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit europian.

19 Shkurt 2026, 13:56 Nga I.A
“Armiku më i madh i Shqipërisë është
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jozefina Topalli ka deklaruar se korrupsioni mbetet sfida kryesore për vendin. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, për projektligjin për për Shërbimin e Jashtëm, Topalli u shpreh se korrupsioni është pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit europian. Sipas saj, korrupsioni nuk është thjesht vjedhje, por përbën minim të shtetit dhe institucioneve të tij.

Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Shqipëria do të ishte krejt tjetër në procesin e integrimit nëse në vitin 2013 Rama nuk do të refuzonte miratimin e tre ligjeve që kërkonte BE,” u shpreh Topalli./Dosja.al

jozefina topalli

Sondazh

Poll