Bota

Shënohet viktima e dytë nga virusi vdekjeprurës në Hong Kong

19 Shkurt 2020, 10:41 Nga DOSJA
Shënohet viktima e dytë nga virusi vdekjeprurës në Hong Kong

HONG KONG– Sot numri i viktimave në Kinë si shkak i Koronavirusit ka arritur në 2 mijë e 9 persona, ndërsa të infektuar nga ky virus vdekjeprurës janë konfirmuar mbi 75 mijë në rang global.

Por sipas mediave të huaja, në 24 orët e fundit është shënuar edhe viktima e dytë në Hong Kong në qendrën gjysmëautomune financiare kineze të Hong Kongut.

Viktima e dytë që u shënua mbrëmë në Hong Kong, e ka çuar numrin e të vdekurve jashtë territorit të Kinës në 6, pasi edhe katër persona kanë ndërruar jetë në Tajvan, Filipine, Japoni dhe Francë,  si shkak i këtij virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë që viktima  ishte një i moshuar 70-vjeçar, i cili u konfirmua me virusin më datë 14 shkurt.

Ndërsa tashmë që e  gjithë bota është alarmuar për vdekjet masive që po ndodhin në Kinë, Hong Kongu ka mbyllur përkohësisht çdo pikë kalimi me  Kinën si dhe momentalisht banorët nuk mund të rezervojnë asnjë fluturim apo udhëtim deri në një njoftim të dytë.

Koronavirusi ka shënuar  2,009  viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar  jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: cnn 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2009 vikitma ne kine hong kong koronavirusi në kinë virusi ne kine 2009 vikitma ne kine hong kong koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2020, 10:26

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

SERBI– Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.S...