Bota

Tentoi ta vidhte, 77-vjeçari i ‘guximshëm’ sfidon sulmuesin në Britani (VIDEO)

19 Shkurt 2020, 08:46 Nga DOSJA
Tentoi ta vidhte, 77-vjeçari i ‘guximshëm’ sfidon

BRITANI E MADHE- Një burrë 77-vjeçar “i guximshëm” ka luftuar me sukses agresorin e maskuar, i cili u përpoq ta vjedhë gjatë orëve të vona të natës.

Pamjet treguan se një vjedhës i mundshëm papritmas rrëmbeu pensionistin kur tërhoqi para afër një supermarketi Sainsbury në Cardiff më 5 shkurt, në Britaninë e Madhe.

Pas një përleshjeje të shkurtër, burri u nda nga sulmuesi i tij,  i cili po kërkonte para dhe kartën e tij bankare, duke e goditur me grushta të moshuarin.

“Viktima në këtë rast tregoi trimëri të madhe, megjithatë ai është tronditur rëndë”, tha Detektivi Konstabil Stephen Mayne, nga Policia e Jugut Uells.

I dyshuari mbante një kapuç të zi dhe kishte veshur një jelek të verdhë.

“Sa i guximshëm! Shpresoj se ai do të bëhet më mirë.”-shkroi menaxheri i Crimestoppers ‘Wales, Ella Rabaiotti në Twitter në një apel për informacion.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe sainsbury në cardiff britani e madhe sainsbury në cardiff

Sondazh

Poll