Bota

Masakra në Gjilan pezullon katër policë, dëshmitarët: Nuk i vrau ish-efektivja. Prokuroria: Ka vetëm një armë, hetimet v

19 Shkurt 2020, 07:51 Nga DOSJA
Masakra në Gjilan pezullon katër policë, dëshmitarët:

KOSOVË– Dëshmitarët dhe fqinjët e efektives Valdete Bllaca për të cilën një ditë më parë u bë publike në media se ekzekutoi me armë zjarri dy prindërit, vëllezërit e saj dhe më pas veten, kanë dhënë një tjetër version të kësaj ngjarjeje. Sipas fqinjëve, personi që ka qëlluar mbi dy prindërit dhe vëllain e tij Fisnikun ka qenë vëllai Blerimi.

Dëshmitarët shtojnë më tej se pas kësaj ngjarjeje makabre ka ardhur reagimi i Valdetes, e cila ka vrarë të vëllanë dhe më pas veten. Por, Prokuroria i qëndron versionit fillestar, pasi sipas tyre në banesë është gjetur vetëm një armë dhe ka qenë ajo e Valdetes.

Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur revole tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Sipas të dhënave të deri tanishme nga Prokuroria dhe Policia e Gjilanit, 45-vjeçarja Valdete Bllaca ka vrarë katër familjarët e saj, e më pas edhe veten. Viktimat janë: Zeqir Bllaca (babai), Hanife Bllaca (nëna), Blerim dhe Fisnik Bllaca (vëllezërit) dhe vetë Valdete Bllaca.

Nga ana tjetër, ditën e sotme policia e Kosovës ka pezulluar 4 efektivë Alban Ramushi, komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. Ata akuzohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Kosova u trondit një ditë më parë nga një masakër brenda familjes. Ngjarja ndodhi në mesditë dhe në lagjen Bujanina në Gjilan. Autorja e krimit, Bllaca kishte qenë pjesë e Stacionit policor të Gjilanit për 18 vite por ishte pezulluar për shkak të problemeve psiqike që kishte pasur. Muaj më vonë, ajo ishte rikthyer në detyrë si pjesë e stafit civil, gjë që nuk e lejon të mbajë armë, por kishte ruajtur atë të mëparshmen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni blerim bllaca fisnik bllaca gjilan hanife bllaca kosove masakra ne gjilan valdete bllaca zeqir bllaca blerim bllaca fisnik bllaca gjilan hanife bllaca kosove masakra ne gjilan valdete bllaca zeqir bllaca

Sondazh

Poll