Bota

Pompeo kërkon nga Kina më shumë transparencë për informacionet e Koronavirusit

19 Shkurt 2020, 09:07 Nga DOSJA
Pompeo kërkon nga Kina më shumë transparencë për

SHBA– Alarmi i madh që është krijuar në Kinë si shkak i Koronavirusit ku kanë humbur jetën mbi  2 mijë njerëz, ka përhapur panik në mbarë botën pasi deri më tani viktima janë shënuar dhe jashtë  territorit të Kinës.

Lidhur me këtë situatë mjaftë delikat, Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo ka njoftuar  të martën që Kina të jetë e hapur dhe transparente në shifrat që publikon për virusin.

“Shpresojmë që çdo vend që ka informacione, duke përfshirë Kinën, do të jetë plotësisht i hapur dhe transparent. Na u desh shumë kohë për të marrë ekspertët mjekësorë në vend.”- tha Pompeo në një konferencë të përbashkët shtypi në Addis Ababa.

Organizata Botërore e Shëndetit ka vlerësuar qeverinë kineze për veprimet e saj për të mbajtur nën kontroll epideminë, por SHBA dhe Kina ndonjëherë janë përplasur për mënyrën sesi të merren më mirë me koronavirusin.

Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme, Pompeo tha se shpërthimi i virusit tani është një problem “i shkallës globale”.

“Ne dëshirojmë që (shkëmbimi i informacionit) mund të ketë ndodhur më shpejt. Por ne jemi shpresëdhënës që qeveria kineze do të rrisë transparencën e saj.”- u shpreh ai.

Koronavirusi ka shënuar  2,009  viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar  jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2009 vikitma ne kine koronavirusi në kinë mike pompeo transparenca e qeverise kineze 2009 vikitma ne kine koronavirusi në kinë mike pompeo transparenca e qeverise kineze

Sondazh

Poll