Bota

Humbin jetën tragjikisht 4 njerëz në Australi, pas përplasjes së dy avionëve në ajër

19 Shkurt 2020, 10:17 Nga DOSJA
Humbin jetën tragjikisht 4 njerëz në Australi, pas

AUSTRALI– Të paktën katër njerëz kanë humbur jetën tragjikisht në Australi pas aksidentit të rëndë ajror mes dy avionëve, ditën e djeshme rreth orës 11:30.

Sipas mediave të huaja brenda dy avionëve gjendeshin nga 2 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur afër një aeroporti rajonal të Victorias në Australi, pas momentit kur ata ishin ngritur në ajër.

“Dy Avionët janë përplasur në ajër dhe kanë përfunduar të copëtuar në tokë.”–  ka njoftuar policia lokale në vend.

Ndërkohë nuk janë bërë me dije identitetet e viktimave, as nuk janë publikuar foto të trupave të pajetë, por në një video shihen copat e aeroplanëve të përplasur.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 4 viktima australi perplasen dy avionet ne australi 4 viktima australi perplasen dy avionet ne australi

Sondazh

Poll