Bota

Pasagjerët e fundit të ‘Diamond Princess’ dalin nga anija në Japoni, i japin fund qëndrimit të gjatë në karantinë

19 Shkurt 2020, 08:21 Nga DOSJA
Pasagjerët e fundit të ‘Diamond Princess’ dalin nga anija

JAPONI– Pasagjerët e fundit të anijes ‘Diamond Princess’ që ishte e bllokuar në Japoni,  janë evakuuar duke dalë nga karantina.

Pasagjerët kanë nsiur të zbarkojnë nga anija “Diamond Princess’” pas qëndrimit në karantinë për dy javë për shkak të shpërthimit të Koronavirusit vdekjeprurës.

Reporteri i CNN, Mark Phillips ka parë që pesë çifte të moshuarish janë larguar nga terminali i pasagjerëve mëngjesin e së mërkurës. Pasi dolën nga terminali, u futën në taksi dhe u larguan.

Sipas kapitenit të anijes, zbarkimi do të fillonte rreth orës 10:30 të mëngjesit sipas orës lokale në Japoni, por mund të duhen disa ditë derisa të gjithë pasagjerët të mund të largohen.

“Ne jemi në procesin e dërgimit të një letre për qëndrimin tuaj, duke shpjeguar procesin e zbarkimit duke përfshirë mundësinë e fluturimeve shtesë nga vende të ndryshme për të cilat ju mund të keni të drejtë të udhëtoni.”- tha kapiteni në një njoftim të martën.

Pasagjerët amerikanë po përballen me pritje më të mëdha: Prej të martës, janë shënuar gjithsej 545 raste të konfirmuara të virusit tek pasagjerët brenda anijes.

Ambasada e SHBA në Tokio njoftoi të martën se të gjithë pasagjerët nga “Diamond Princess’” do të duhet të prisnin 14 ditë para se të lejoheshin të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara.

“Ju lutemi të jeni të sigurt se Ambasada e ShBA është plotësisht e vetëdijshme për vështirësinë e kësaj situate dhe do të vazhdojë t’ju mbështesë në masën më të plotë të mundshme.”- tha ambasada në një deklaratë.

Koronavirusi ka shënuar  2,009  viktima në Kinë ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 75 mijë persona. Nga virusi vdekjeprurës ka ndërruar  jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve për të sëmurët me virus, në Whan. Ndërsa javën që lamë pas është raportuar edhe vdekja e parë në Francë. Rreziku në mbarë botën mbetet i madh edhe pse Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se numri po vjen në ulje.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2009 vikitma ne kine anija 'diamond princess’ japoni koronavirusi në kinë virusi ne kine 2009 vikitma ne kine anija 'diamond princess’ japoni koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll